Fushatë elektorale në Graçanicën me shumicë serbe

12/01/2015 00:00

Filloi këtë të hënë fushata elektorale për zgjedhjet për kryetarin e komunës së Graçanicës.

Kandidatët për kryetar të komunës me shumicë serbe janë Vladeta Kostiç, nga radhët e Iniciativës Qytetare “Srpska”; Dragisha Miriç, nga Partia e Re e Kosovës; Nenat Radhiç, nga Partia e Progresit Demokratik; dhe Shaip Berisha nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Fushata do të zgjasë deri më 16 janar. Zgjedhjet e parakohshme në komunën e Graçanicës mbahen pasi kryetari i saj i deritanishëm Branimir Sanojeviç, nga Lista Srpska është emëruar në postin e zëvendëskryeministrit të qeverisë së Kosovës. Votimi në Graçanicë do të zhvillohet më 18 janar.

Top Channel