Leonidha Papa zgjidhet kryetar i ri i Omonias

11/01/2015 00:00

Në Sarandë u zhvillua sot raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarin e ri të organizatës së minoritetet etnik grek Omonia.

Pas një gare të fortë mes dy kandidatëve, Vasil Kajo dhe Leonidha Papa, ky i fundit rezultoi fitues me 190 vota kundrejt 170 të kundërshtarit të tij.

Kështu, 41 vjeçari  Leonidha Papa, me profesion inxhinier ndërtimi dhe që konsiderohet si nje nga politikanët e rinj premtues të minoritetit etnik grek në Shqipëri, do të zëvendësojë në këtë post, pas dy mandatesh, ish-kryetarin Vasil Bollano.

Top Channel