Akuzat e PD, reagon Ministria e Brendshme

11/01/2015 00:00

Pas akuzave të Partisë Demokratike ka reaguar ministria e Brendshme, duke i cilësuar ato krejtësisht të pavërteta, duke paraqitur edhe dokumentet.

“Drini Bello ka konkurruar në datë 21.02.2014 në Drejtorinë e Përgjithshme  për vendin e punës të shpallur të lirë “Specialit hetimi”. Pasi është shpallur fitues nga konkurrimi, është emëruar inspektor pranë Drejtorisë së Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë, detyrë të cilën e mban edhe aktualisht. Ky kandidat ka paraqitur dëshminë përkatëse të penalitetit si dhe vërtetimet e Gjykatës dhe Prokurorisë, në të cilat vërtetohet se ai nuk ka qenë i dënuar më parë dhe në ngarkim të tij nuk ka asnjë çështje penale të hapur. Drini Bello është kontrolluar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe pajisur me certifikatë sigurie të kategorisë “Tepër sekret”, thuhet ne reagimin e Ministrisë së Brendshme.

Në fund të njoftimit Ministria e Punëve të Brendshme garanton qytetarët se ka ikur koha kur personat më të kaluar të errët kriminale bëheshin pjesë e administratës shtetërore dhe strukturave të Policisë së Shtetit.

Top Channel