Bashkësia Islame e Kosovës dënon sulmin në Paris

07/01/2015 00:00

Bashkësia Islame e Kosovës ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Paris, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Sipas Bashkësisë Islame të Kosovës, sulme të tilla janë kundër parimeve të të gjitha religjioneve por edhe kundër vlerave të avancuara të njerëzimit dhe shoqërive të civilizuara e demokratike.

“Ne distancohemi nga çdo element i tillë përmes të cilit ka pretendime të ndërlidh fenë me veprime barbare dhe çnjerëzore”, thuhet në komunikatën e sindikatës së BIK-së.

Top Channel