Marrëdhënie me të mitur, në kërkim 19-vjeçari

06/01/2015 00:00

Policia e qytetit të Korçës ka shpallur në kërkim një të ri 19-vjeçar, nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me një të mitur.

Sipas autoriteteve lokale, shpallja në kërkim e të riut nga Laçi, i identifikuar me inicialet E.H, ka ardhur pas denoncimit të së ëmës së të miturës.

Nga ekzaminimi gjinekologjik ka rezultuar se si pasojë e marrëdhënies së imponuar seksuale e mitura është 7 muajshe shtatëzënë.

Top Channel