Qëlloi me armë në drejtim të një banese në Kavajë, arrestohet 32-vjeçari

05/01/2015 00:00

Tenton të vrasë për konflikte të çastit një person, policia arreston
32-vjeçarin Astrit Gjylsheni, Kavajë. Ngjarja ka ndodhur, rreth orës
20:30 të mbrëmjes së djeshme.

Astrit Gjylsheni është konfliktuar me Adem Sharrin, për motive banale.

Pasi palët janë ndarë, 32-vjeçari nuk ka dashur që ta mbyllë sherrin, por ka shkuar në shtëpi për të marrë automatikun. Ai i është afruar banesës së Sharrit dhe ka qëlluar në drejtim të saj me breshëri. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, ndonëse paniku në familjen e të dëmtuarit ka qenë i madh.

Policia arrestoi autorin e ngjarjes, i cili njihet si person me precedentë penalë. Ai ka qenë i dënuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkaq në vendin e ngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 copë gëzhoja model 56. Ndaj të arrestuarit rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.

Top Channel