Dhunoi bashkëshorten shtatzënë, arrestohet 37-vjeçari

05/01/2015 00:00

Rrahu gruan shtatzënë, arrestohet 37-vjeçari Ibrahim Bytyçi. Ngjarja ka
ndodhur dy ditë më parë në sheshin “Rilindja”, të Bathores dhe
arrestimi është bërë nga Komisariati Nr 5., në Kamëz.

Burime nga policia bëjnë me dije se denoncimi është bërë nga bashkëshortja e dhunuesit. Ajo ka kërkuar ndërhyrjen e policisë sepse nuk mund të duronte dhunën sistematike të ushtruar nga Bytyçi.

Pas marrjes së kallëzimit të gruas, policia ndërhyri duke arrestuar në flagrancë dhunuesin. Mbi Bytycin rëndon akuza e dhunës në familje. Ndërkaq ndaj gruas shtatzënë është lëshuar një urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje.

Top Channel