Lezhë, 4 automjete përfshihen në një aksident, 3 të plagosur

04/01/2015 00:00

Një aksident automobilistik është shënuar gjatë orëve të pasdites së të dielës në hyrje të qytetit të Lezhës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Emrat e personave të përfshirë në këtë aksident nuk janë bërë të ditur, ndërsa ata janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.

Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të tij.

Top Channel