Incidentet e para të vitit 2015: aksident në Livadhja, vetëvaret i paraburgosuri

01/01/2015 00:00

Shqipëria e ka kaluar ndërrimin e viteve pa shënuar asnjë incident. Në spitalet e vendit nuk u shënua asnjë rast i dëmtimit të personave nga përdorimi i fishekzjarreve apo armëve luftarake.

Por, pasi kanë kaluar disa orë pa probleme për vendin, u regjistrua askidenti i parë me pasojë vdekjen për këtë vit. Një automjet doli nga rruga në Livadhja dhe drejtuesi i mjetit, një i ri, humbi jetën.

Një tjeter i ri humbi jetën në Roskovec. Dajë e nip, pasi kishin festuar Vitin e Ri dhe kishin përdorur qymyrguri për gatim, janë asfiksuar nga çlirimi i gazrave. Ervin Panaori, 20-vjeçar, nuk mundi të jetojë, ndërsa daja i tij ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Incidenti i fundit është regjistruar rreth orës 10 e 30 minuta në burgun 302 në Tiranë. Shtetasi me inicialet C. H., i paraburgosur nën akuzën e dhunës në familje, është gjetur i vetëvrarë në qelinë e tij. Policia tha se kanë filluar hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Top Channel