Jahjaga viziton fshatin e fëmijëve, dhurata për të vegjëlit

31/12/2014 00:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi të mërkurën
SOS fshatin e fëmijëve në Prishtinë dhe kaloi disa momente me fëmijët
dhe drejtuesit e këtij institucioni.

Presidentja Jahjaga gjatë bisedës me udhëheqësit e SOS fshatit të fëmijëve u njoh me funksionimin dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion.

Duke vazhduar traditën e mbështetjes për SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, presidentja Jahjaga u dha fëmijëve dhurata me rastin e festës së Vitit të Ri.

Top Channel