Aksident në Tepelenë-Levan; dy të plagosur

26/12/2014 00:00

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në orët e mëngjesit të së premtes në aksin rrugor Tepelenë-Levan.

Sipas Policisë së Gjirokastrës në aksident është përfshirë një çift bashkëshortësh që po ktheheshin nga Greqia për në Shqipëri me rastin e festave.

Aksidenti ka patur pasoja më të rënda për Lindita Lalën, 40 vjeç. Ajo ka marrë plagë të rënda në trup dhe është dashur transportimi i saj me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë terreni i lagësht dhe pakujdesia e drejtuesit të mjetit, bashkëshorti i Linditës, i cili ka mbetur i plagosur më lehtë.

Top Channel