Kosovë, qeveria heq dorë nga “luksi”. Kursen 14 milionë euro

24/12/2014 00:00

Qeveria e Kosovës heq dorë nga blerja e veturave, kompjuterëve, lap top-ëve, telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera të ngjajshme.

Bëhet fjalë për 14 milionë e 500 mijë euro të cilat ministri i Financave Avdullah Hoti ka vendosur t’ua ndërrojë destinacionin.

Në mbledhjen e komisionit parlamentar të ekonomisë, ku është diskutuar buxheti i vitit 2015, Hoti tha se shuma prej 14.5 milionë euro do të shpërndahet për rritjen e buxhettit, për blerjen e barnave, për trajtim shëndetësor jashtë institucioneve publike dhe për pagesen e përvojës së punës me 0.5 për qind të pagës për çdo vit për të gjithë punonjësit e sektorit publik.

Ndërkohë, komisioni nuk miratoi amandamentin e propozuar nga AAK-ja për rritjen e pagave prej 25 për qind, ashtu siç kishte premtuar ish-kryeminsitri Hashim Thaçi.

Top Channel