Kostandin Xhuvani kërkon gjykim të shkurtuar

23/12/2014 00:00

Kostandin Xhuvani nën akuzë për vrasjen e katër personave në Tiranë i
kërkoi gjykatës penale gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se ai po
tenton të përfitojë nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar.

“Une e pranoj fajesine, – tha Kostandin Xhuvani -e per kete kerkoj, qe gjykimi ndaj meje te behet ne gjendjen siç jane aktet”.

Në seancen e radhes i pandehuri nuk mbrohej nga asnjë avokat, ndërkohe që në salle nuk ndodhej askush nga familjaret e tij. Te pranishem ishin vetem dy shoke te tij. Por prokurori i çështjes Enklid Gjini i tha gjykates se kjo kerkese e te pandehurit duhet te refuzohet, pasi behet fjale per nje vrasje, e cila shkaktoi ndjeshmeri ne publik.

Per prokurorin, kjo çeshtje nuk mund te zgjidhet me gjykim te shkurtuar per sa kohe nuk eshte ende e qarte se si u vra njeri nga te rinjte ne lokalin “Ante Grand”, shtetasi Arber Demiraj. Por edhe sepse nuk jane depozituar aktet biologjike te disa njollave gjaku te ekspertuara pas krimit nga policia shkencore. Gjykata u terhoq per te dhene nje vendim per keto kerkesa , te cilin do ta jape ne seancen e ardhshme.

Top Channel