Devoll, konflikt për pronën, 45-vjeçari plagos invalidin

21/12/2014 00:00

Pas një konflikti pronësie, një 45-vjeçar nga Devolli ka plagosur rëndë bashkëfshatarin e tij invalid duke e goditur me grushta e shkelma.

Artan Kanina sulmoi 61-vjeçarin Faik Kanina, i cili është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar.

Policia arrestoi autorin e plagosjes me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.

Top Channel