Tiranë, dy aksidente rrugore, dy të vdekur

20/12/2014 00:00

Dy persona kanë gjetur vdekjen në dy aksidente të ndryshme të ndodhura në orët e para të së shtunës në rrethin e Tiranës.

Aksidenti i parë u regjistrua në aksin rrugor Tiranë-Durrës, kur një person që po udhëtonte me motoçikletë humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën. Policia dyshon se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën po udhëtonte mjeti.

Në aksidentin e dytë, sërish një motoçikletë e cila këtë herë është përplasur me një automjet në Fushë-Prezë. Për pasojë drejtuesi i motoçikletës ka gjetur vdekjen, ndërsa një person tjetër është plagosur.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës së plotë të saj.

Top Channel