Kthehen emigrantët, radhë në kufirin Serbi-Kosovë

20/12/2014 00:00

Radhë të gjata janë krijuar në kufirin Serbi-Kosovë për shkak të emigrantëve që kthehen në vend për festa nga shtetet europiane.

Shumë prej atyre që kanë zgjedhur pikën kufitare të Merdares janë detyruar të presin mbi 3 orë e gjysmë, pasi fluksi i udhëtarëve është shumë i madh.

Ndërsa në dalje pritje nuk ka, përveç kohëzgjatjes normale prej 5 deri në 10 minuta për të kryher procedurat kufitare.

Policia e Kosovës bën të ditur se në pikën kufitare Dheu i Bardhë ka po ashtu pritje, por me intervale më të shkurtra kohore që zgjasin nga 30 minuta deri në 1 orë, ndërsa në dalje nuk ka.

Situata në pikat e kalimit kufitar mund të ndryshojë në varësi të fluksit të automjeteve, njoftojnë burimet policore zyrtare.

Njësitet kufitare po punojnë me masat shtesë, me prani të shtuar të personelit policor, në mënyrë që të ndikojnë në zvogëlimin e pritjeve dhe t’u mundësojnë qytetarëve kalim më të shpejtë për në Kosovë.

Top Channel