Gjirokastër, arrestohet 42-vjeçari me 10 kg marijuanë

18/12/2014 00:00

Policia e Gjirokastrës kapi në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës një person që po transportonte 10 kilogramë hashash të fshehur në automjetin e tij.

Ndalimi është bërë sot në orën 5 e 40 të mëngjesit, ndërsa shtetasi Fatos Çela, 42 vjeç nga Tepelena, do kalonte për në Greqi me automjetin e tij. Por, pas kontrollit, në brendësi të mjetit, në tapicerinë anësore të sediljeve kishte pako të mbështjella me natriban ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike të tipit marijuanë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime të mëtejshme nga ana e specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve, ndërsa lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Top Channel