Qeveria e “stërmadhe” merr kritika nga juristët: Shpërdorim të fondeve publike

16/12/2014 00:00

Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti “GAP”, kanë kërkuar nga Qeveria “Mustafa” marrjen e 11 vendimeve të menjëhershme, ndër të cilat edhe atë për zvogëlimin e numrit të ministrave. Kjo, me qëllim kontrollin e shpenzimeve të fondeve publike nga anëtarët e kabinetit të ri qeveritar.

“Brenga jonë e parë ka të bëjë me faktin se, edhe pse kemi një qeveri të miratuar në Kuvend, kjo qeveri nuk ka një program qeverisës të detajizuar. E dyta, të dy organizatat tona shprehin shqetësimin shumë të madh në lidhje me gjerësinë kaq të madhe të qeverisë, edhe sa i takon numrit të Ministrive, por edhe numrit tejet të madh të zëvendësministrave. Ne konsiderojmë që ky numër kaq i madh i një klase qeveritare, jo vetëm që përbën një shpenzim të jashtëzakonshëm, por edhe një model klientelist për të kënaqur interesat personale të militantëve partiakë. E treta, kemi vërejtje edhe për mënyrën se si po bëhet shpërndarja e deputetëve nëpër komisione parlamentare”, tha Fisnik Korenica, GLSP.

Korenica shtoi se komisionet parlamentare do të duhej t’i kishte më shumë opozita, në mënyrë që të monitorohej më me efikasitet puna e Qeverisë.

Top Channel