Fushë Prezë, gjyshi vret nipin e më pas veten

16/12/2014 00:00

Një krim i rëndë në familje, me pasojë dy viktima, është verifikuar mëngjesin e së martës në Fushë Prezë.

Nga informacionet e fundit rezulton se një burrë i moshuar ka vrarë me thikë nipin e tij dhe pak momente më vonë edhe veten.

Autoritetet policore bëjnë me dije se shtetasi Ahmet Doda ka goditur disa herë në bark me mjetin e ftohtë nipin e tij 20-vjeçar, Rexhep Doda, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Por pak momente më vonë, ndoshta i penduar për veprimin, i moshuari i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Burimet policore bëjnë me dije se nga hetimet paraprake dyshohet që vrasja të ketë pasur në sfond motive pronësie.

Top Channel