Kosovë, qeveria e re dërgon për riprocedim buxhetin 2015

15/12/2014 00:00

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar kabinetin qeveritar për nevojën e riprocedimit të projektligjit të buxhetit 2015, në Kuvendin e Kosovës.

Siç dihet, projektligji për buxhetin e 2015-s është proceduar në afat në Kuvendin e Kosovës nga qeveria e kaluar, por Kuvendi i Kosovës ka qenë i pakonstituuar, prandaj është e nevojshme që projektligji të riprocedohet edhe një herë në Kuvend.

“Kabineti i ri qeveritar nuk ka pasur kohë, që të shqyrtojë propozimin e projektligjit për buxhetin 2015, por një gjë të tillë do ta bëjë përmes amendimit të tij gjatë diskutimit në Kuvendin e Kosovës, ka thënë kryeministri Isa Mustafa”, thuhet në komunikatën e mbledhjes së qeverisë.

Edhe ministri i Financave ka prezantuar të dhënat e përgjithshme të hyrjeve dhe daljeve në buxhetin 2015 dhe ka ftuar anëtarët e kabinetit qeveritar që, sipas nevojës, të përgatisin amendamentet e ndryshimit të tij, gjatë diskutimit në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria ka miratuar vendimin për miratim dhe riprocedim të projektligjit për buxhetin 2015 në Kuvendin e Kosovës.

Top Channel