Lushnje, humb jetën elektricisti, ra në kontakt me energjinë

14/12/2014 00:00

Një elektricist ka humbur jetën gjatë ditës së diel në qytetin e Lushnjes, pasi ka rënë në kontakt me energjinë.

Bëhet e ditur se elektricisti i cili ka humbur jetën është shtetasi Florenc Janku. Sipas policisë viktima ka qenë duke riparuar një defekt kur ra në kontakt me energjinë.

Mësohet se Janku ka qenë së bashku me një koleg tjetër, i cili fatmirësisht nuk është lënduar.

Top Channel