Kavajë, ish-kreu i ALUIZNI-t në gjykatë për shpërdorim detyre

14/12/2014 00:00

Prokuroria e Kavajës dërgoi për gjykim kërkesen ndaj ish-drejtorit të ALUIZNI-t në këtë rreth, si dhe ndaj dy vartësve të tij, të akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Nga hetimi, sipas prokurorëve rezulton se Engjëll Murizi, ish-drejtor i ALUIZNI-t, dhe Brisilda Bilali, përgjegjëse e Urbanizimit, në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi, legalizuan në vitin 2013 objektin hotel 8-katësh të shtetasit Fatos Deliu.

Sipas prokurorëve, objekti nuk duhej legalizuar, pasi nuk kishte asnjë mundësi ligjore të legalizimit të tij për shkak të pozicionit, në të cilën gjendej ai, pranë bregut të detit.

Top Channel