Aksident i rëndë në Laç, 7 persona të plagosur

14/12/2014 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes të së dielës në aksion rrugor Patok-Fushë Milot. 7 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy automjeteve.

Policia ka bërë të ditur se 3 prej personave të plagosur janë dërguar me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa të tjerë po marrin ndihmën e parë në Spitalin e Laçit.

Mësohet se dy automjetet e përfshira në aksident janë me targa LA 8264 A dhe AA 303 CN. Ndërsa bëhen të ditur edhe emrat e personave të plagosur të cilët janë Gjetë Brozi 50 vjeç, Marie Brozi 53 vjeç, Ferije Kalthi, të cilët janë nisur për në Spitalin e Traumës. Ndërsa Drita Çoba 47 vjeç dhe Hajrije Hyseni ndodhen në Spitalin e Laçit. Sipas policisë, automjetet drejtoheshin nga Ded Brozi dhe Kastriot  Çoba.

Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur menjëherë nga puna për zbardhjen e plotë të tij.

Top Channel