Han i Hotit, kapet me 1 kg heroinë 50-vjeçari

13/12/2014 00:00

Një përson është ndaluar nga policia kufitare në Han të Hotit në momentin që po tentonte të trafikonte rreth një kg lënë narkotike që dyshohet se është e llojit heroinë.

I arrestuar është shtetasi Bashkim Vasili 50 vjec nga Tirana. Përsoni në fjalë  është diktuar nga shërbimet e policis në momentin që tentonte të kalonte në mënyrë ilegale për në mal të zi duke kaluar rreth 800 metra  larg  pikës pikës kufitare.

Menjëherë sapo është pikasur nga shërbimet e policis  50 vjecari është ndaluar  dhe  i është bërë dhe kontroll i imtësishëm  ku i është gjetur e fshehur në trup  986.4 grm lende narkotike  e dyshuar  të jetë heroinë e cila ishte ndarë  në tre pjesë të vogla e mbeshtjelël me plasmas të verdhë. Sipas policis përsoni në fjalë në momentin endalimit nuk ka bërë rezistencë  .

Policia dyshon se lënda narkotike po trafikohej drejt Mali të Zi dhe i ndaluari tashmë është duke u marrë në pyetje nga agjentët e antitrafiqeve  për të   kuptuar dhe destinacionin   dhe mënyrën e funksionimit të këtij   rrjeti.

Top Channel