Fier, pranga transportuesit të naftës bruto

12/12/2014 00:00

Policia në Fier ka ndaluar shoferin e një kompanie të njohur të transportit të naftës bruto, nën dyshimin e mashtrimit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka rënë shtetasi Maksim Hysi, i cili drejtonte një autobot me targë “AA 302 DR”.

Sipas burimeve, dyshohet se personi në fjalë kishte shkarkuar autobotin me naftë dhe e kishte zëvendësuar më pas me ujë.

Top Channel