Aksident rrugor në Berat, dy të plagosur, mes tyre edhe një 2-vjeçar

10/12/2014 00:00

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik të ndodhur në Berat.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’ të qytetit, ku nga përplasja e automjetit me targë XTA 4418, që drejtohej nga shtetasi Algert Çela me një “Nisan” me targa SK 1897 që drejtohej nga shtetasi me iniciale M.Z ka mbetur e plagosur rëndë një vajzë 2-vjeçare dhe një i moshuar, kalimtar i rastit.

2-vjeçarja udhëtonte në automjetin e drejtuar nga Algert Çela i cili në momentin e aksidentit ishte duke e çuar fëmijën e vet në spital, ndërkohë që për shkak të përplasjes mes dy mjeteve ka mbetur i plagosur edhe një 70-vjeçar, kalimtar i rastit. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku mësohet se gjendje e 2-vjeçares paraqitet e rëndë për jetën.

Top Channel