Jahjaga pret Mustafën dhe Veselin: Mos humbni më kohë

09/12/2014 00:00

Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti të martën në takime të ndara kryetarin e ri të Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin e ri, Isa Mustafa.

Sipas një komunikate për shtyp të shpërndarë nga Presidenca, pasi i uroi për detyrat e marra, Jahjaga e vuri theksin tek rëndësia e ndërtimit të institucioneve të reja të vendit, pas një periudhe të gjatë kohore.

Kryetarja e shtetit vlerësoi se tani duhet të përshpejtohen të gjitha proceset në vend, me qëllim kompensimin e kohës së humbur.

Jahjaga tha se Kuvendi duhet të zhvillojë dhe avancojë debatin parlamentar, duke ruajtur demokracinë parlamentare, si dhe të arrijë përmbushjen e detyrave të tij në fushën e legjislacionit.

Top Channel