Marrëveshja, Jahjaga pret Thaçin e Mustafën

08/12/2014 00:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti në
takim kryetarin e PDK-së,  Hashim Thaçi dhe kryetarin e LDK-së,  Isa
Mustafa, të cilët e njoftuan për përmbylljen e procesit të marrëveshjes
ndërmjet tyre me qëllim të ndërtimit të institucioneve të Kosovës.

Kryetarët e të dyja partive politike parlamentare, Thaçi e Mustafa, e informuan Presidenten edhe për përmbylljen e marrëveshjes ndërmjet dy subjekteve politike dhe për hapat e mëtejshëm në ndërtimin e institucioneve të reja të vendit. Ata theksuan se marrëveshja ndërmjet tyre do të përmbushë edhe kriteret e përcaktuara kushtetuese dhe shoqërore për institucione përfshirëse e të përgjegjshme.

Presidentja Jahjaga theksoi se do të jetë në funksion të garantimit të funksionimit demokratik të institucioneve dhe në zbatim të plotë të Kushtetutës e të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Top Channel