Terrorizmi, vendet e rajonit rrisin bashkëpunimin

06/12/2014 00:00

Në Prishtinë përfundoi të shtunën konferenca rajonale dyditore me temën “Sfidat e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit”.

Përveç përvojave konkrete të shkëmbyera, në këtë konferencë pjesëmarrësit u pajtuan që të gjitha vendet e rajonit të shtojnë komunikimin dhe bashkëpunimin mes prokurorive dhe agjencive të zbatimit të ligjit.

Sipas një njoftimi për shtyp të Prokurorisë së Shtetit të Kosovës, bashkëpunimi në fjalë do të intensifikohet përmes shkëmbimit të informacioneve, hartimit të strategjive dhe planeve operacionale të përbashkëta, si dhe në ofrimin e ndihmës reciproke përmes bashkëpunimit gjyqësor në çështje penale.

Konferenca ishte organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me mbështetjen e institucioneve kosovare dhe Ambasades Amerikane në Prishtinë.

Kryeprokurori i Kosovës, Sylë Hoxha falenderoi homologët e vendeve të rajonit për pjesëmarrjen dhe shkëmbimin e opinioneve.

Top Channel