Kosovë, ISIS kërcënon shpëtimtarin e fëmijës
03/12/2014 00:00
Personi i cili ka ndihmuar kthimin e 8-vjeçarit Erion Zena nga Siria te nëna e tij në Kosovë po kërkohet për t’u ekzekutuar nga Shteti Islamik.
Gazeta online “Express” raporton se Fitim Lladrovci, nga Drenasi, jeton ende në Kosovë dhe i ka kërkuar siguri autoriteteve me të cilat ka negociuar kthimin.
Më herët i njëjti burim informacioni ka raportuar se kundër Fitim Lladrovcit është lëshuar një urdhër ekzekutimi nga komandanti aktual i shqiptarëve të ISIS, Ridvan Haqifi.
Motivi i këtij urdhëri është se Lladrovci konsiderohet një “murted” (një i dalë nga feja islame) dhe për faktin se ka ndihmuar në ribashkimin e Erionit me të ëmën.
Top Channel