UGB: Ministri për Diasporën, të jetë nga Diaspora

02/12/2014 00:00

Unioni Global i Bizneseve shqiptare të Diasporës u ka bërë thirrje
partnerëve të koalicionit të ri në Kosovë PDK-LDK që ministri i ri i
Diasporës të jetë një pjesëtar nga Diaspora që i njeh për së afërmi
nevojat dhe projektet që kanë shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit.

Unioni Global i Bizneseve shqiptare të Diasporës, Nazar Mehmeti nga Dallasi i Shteteve të Bashkuara i ka dërguar një kërkesë Kryeministrit aktual Hashim Thaçi përmes postës elektronike duke ia përmendur arsyet pse ministri i ri i diasporës duhet të jetë nga diaspora.

Nazar Mehmeti që përfaqëson Unionin e mbi 100 biznesmenëve milionerë shqiptarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Diasporë, ka kërkuar që ministri i Diasporës të jetë i pa politizuar dhe t’i njoh mirë zhvillimet dhe potencialet e diasporës.

Në kërkesën e tyre, Unioni i Bizneseve ka propozuar për ministër të Diasporës zotin Naim Dedushaj, që njihet si veprimtar i shquar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ky Union është zotuar se udhëheqja e dikasterit të diasporës nga njeri profesionist dhe jo partiak do të sjell shumë investitorë shqiptarë nga diaspora për të investuar projekte në Kosovë.

Top Channel