KDI: Mungesa e institucioneve, shqetësuese

02/12/2014 00:00

Instituti Demokratik i Kosovës ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e krijimit të institucioneve të vendit, 6 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.

“KDI e konsideron papërgjegjësi politike dhe shtetërore shtyrjen e vazhdimit të seancës konstituive, ndërsa shpreson që kjo kulturë të mos reflektohet edhe më tej në punën e koalicionit qeverisës. KDI bën thirrje që këtë javë, pa asnjë vonesë të mëtejshme të konstituohet Kuvendi, të konsolidohen institucionet dhe grupet parlamentare, si dhe të zgjidhet kabineti qeveritar”, ka thënë Driton Selmanaj.

Ai ka kërkuar nga Kuvendi dhe qeveria që në axhendën e tyre të kenë prioritet proçedimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, ndryshimet legjislative e kushtetuese për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, reformën zgjedhore, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe rregulloren e Kuvendit.

Top Channel