Siri, vritet një shqiptar nga Kosova

29/11/2014 00:00

Edhe një shqiptar është vrarë gjatë luftës në Siri. Burim Demolli nga
Prishtina është konfirmuar i vrarë nga një kushëri i tij, i cili ka
thënë se e kanë hapur deren per mort.

Burim Demolli kishte shkuar në Siri bashkë me gruan dhe katër fëmijët e tij. Familja e Demollit aktualisht ka mbetur në shtetin sirian, ku po bëhet luftë sektare.

Policia e Kosovës nuk ka dashur të flasin për rastin e vrasjes së Demollit.

Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare, mbi 100 kosovarë kanë shkuar dhe janë bërë pjesë e luftërave në Siri e Irak. Deri tani reth 20 prej tyre e kanë humbur jetën.

Top Channel