Prishtina vishet kuqezi
26/11/2014 00:00
Festa e 28 Nëntorit ka filluar të ndihet në kryeqytetin e Kosovës. Të
mërkurën në mëngjës, Komuna e Prishtinës ka filluar të vendosë famujt
kombëtarë në rrugët kryesore.
Ndërkohë, janë parashikuar edhe shumë aktivitete kulturore.
102-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, pastaj ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja në skenë e UÇK-së, do të bëjë Prishtinën dhe qytetet tjera të festojnë kuqezi dhe me shumë aktivitete kulturore, akademi dhe koncerte.
Në Prishtinë, përveç aktiviteteve tjera, është parashikuar edhe një panair i produkteve vendore me moton “Blej Shqip – Konsumo prodhime shqiptare”
Top Channel