Koncerti i Filarmonisë së Kosovës

24/11/2014 00:00

Nën dirigjimin e Eno Koços u sollën për herë të parë për publikun në Prishtinë tri vepra të kompozitorëve kosovarë: Rexho Mulliqi, Zeqirja Ballata dhe Kreshnik Aliçkaj.

Koncerti i Filarmonisë së Kosovës nisi me “Simfoni Kapriçozo” të Ballatës. E krijuar në vitin 1967, kjo vepër nuk ishte shfaqur asnjëherë para publikut. “Simfonia e tretë” e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj solli një ndërthurje me tinguj të lahutës.

Ndërsa e fundit është interpreruar “Simfonia numër 2 Kosovare” e Rexho Mulliqit. Dirigjenti i njohur Eno Koço, i ardhur në Prishtinë nga Anglia enkas për këtë ngjarje kulturore ka deklaruar e për të është një privilegj i madh që ta dirigjojë në një koncert të tillë, ku sipas tij, tri veprat kryesore të kësaj mbrëmje janë të 3 kompozitorëve më të mëdhenj shqiptarë.

Koncerti u organizua në kuadër të Ditëve të Muzikës Kosovare. Edhe kesaj radhe, instrumentistëve të Filarmonisë së Kosovës iu desh të luajnë sërish në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, e mbushur plot, por e ciësuar shpesh nga komuniteti i muzikantëve si e papërshtatshme për aktivitete artitstike të përmasave të tilla.

Top Channel