LDK: Akuzat e Kurtit dhe Haradinajt synojnë denigrimin e Isa Mustafës

20/11/2014 00:00

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të liderëve të Vetëvendosjes dhe AAK-së, të cilët e akuzuan kryetarin e saj Isa Mustafa për tradhti të koalicionit paszgjedhor.

“LDK vlerëson se është shqetësuese tendenca e këtyre liderëve që të përbuzin dhe denigrojnë personalitetin e liderit të LDK-së, me të cilin ata arritën marrëveshje për bashkëqeverisje dhe të cilin e pranuan si lider të koalicionit paszgjedhor”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Në deklaratë partia e dytë më e madhe e Kosovës vlerëson se pas akuzave të Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt, LDK i gëzohet faktit që nuk është në të njëjtin ekip me ta.

“LDK i gëzohet faktit se tani është kuptuar qëllimi i vërtetë i liderëve të AAK-së dhe VV-së,  që siç duket nuk është ndryshimi i qeverisjes, por dëmtimi dhe denigrimi personal i liderit të saj”, thuhet më tej në reagimin për shtyp.

Top Channel