Mot i keq edhe në Kosovë

19/11/2014 00:00

Edhe Kosova është përfshirë nga një mot i keq mbrëmjen e së martës. Si
pasojë e reshjeve që vazhduan për disa orë në disa zona të vendit ka
pasur përmbytje si në Vushtri e Kacanik.

Nezir Klinaku, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në qytetin e Vushtrrisë, tha për Top Channel se 2 familje me 9 dhe 8 anëtarë secila nuk kanë pranuar të evakuohen. Ai bëri të ditur se ekipet e komunës dhe kompania e kontraktuar nga komuna janë në terren. Niveli i ujit ka rënë dukshëm gjatë mëngjesit.

Ndërsa, Fadil Kodra, Drejtor i Departamentit për Menaxhim të Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme tha për Top Channel se nuk ka pasur raportime për dëme serioze në qytete tjera, me përjashtim të ngritjes së nivelit të ujit në lumenj, por që nuk paraqesin rrezik për qytetarët.

Top Channel