Edhe 6 mijë euro për të shpëtuar jetën e një foshnjeje

12/11/2014 00:00

Edhe pse është mjekuar jashtë Kosovës me një fond të akorduar nga
Ministria e Shëndetësisë duket se kjo nuk ka mjaftuar për foshnjën
Kledion Krasniqi nga Prizreni,i cili vuan nga tumori në kokë.

Siç shkruajnë mediat lokale, Kledioni është në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe është duke qëndruar në shtëpi në mungesë të fondeve, ndërsa do t’i duhej të rikthehej në spital. Tashmë i duhen dhe 6 mije euro e për të cilat po organizohet një fushatë humanitare ne opinionin publik.

Ai është operuar në një spital në Turqi mirëpo nuk ka pasur mundësi të qëndrojë shumë gjatë për trajtim dhe sëmundja i është kthyer.

Babai i tij Xhevdet Krasniqi ka deklaruar se nëse sëmundja i rikthehet në gjendjen si ka qenë atëherë biri i tij nuk do të ketë shumë gjasa për shërim.Sa i përket mbledhjes së fondeve Ministria e Shëndetësisë ka dhënë për këtë rast 24.000 euro, mirëpo këto nuk kanë mjaftuar për shërimin e tij në Turqi dhe Ministria në fjalë ka thënë se nuk mund të ofrojë fonde dy herë për të njejtin rast.

Për këtë arsye Lëvizja Rinia ka organizuar aksion humanitar në Prizren dhe në Prishtinë për të mbledhur edhe mjetet tjera të cilat do t’i nevojiten fëmijës për shërim.

Ndihmoni edhe ju Kledionin te jetoje
 
Numri i xhirollogarisë TEB BANK : 2030000067622737

Numrat e telefonit +377 44 756 454 dhe +377 45 522 259

Top Channel