Falimentojnë fermerët e sherebelës

10/11/2014 00:00

E kultivuan sherebelën verën e këtij viti duke ja bërë të gjitha shërbimet deri në tharje të bimës, por nuk mundën ta nxirrnin treg pasi ndryshe nga pesë vitet e fundit ku tregu ishte i garantuar, gjatë këtij viti nuk kanë mundur të shesin asnjë kilogram të bimës medicinale.

Kjo situatë është e njëjtë në gjithë vendin. Mungesa e tregut të shitjes ka bërë që bima të mbetet në magazinat e fermerëve. Fermerët e zonës së Kukësit janë të bindur se grumbulluesit krijuan situatë monopol dhe ulën çmimet në mënyrë arbitrare.

Në vitet e fundit në Kukës, sidomos në komunat Shtiqën dhe Bicaj, është shënuar një interesim i lartë i fermerëve për kultivimin e bimës medicinale të shërebelës ku shumica e fermerëve e kanë kultivuar me subvencione të Ministrisë së Bujqësisë.

Vetë kushtet e motit këtë vit favorizuan një prodhim të bollshëm, por pezullimi i eksporteve gjatë këtij viti u kthye në një zhgënjim për fermerët kuksianë.

Top Channel