Ligji i duhanit, kur nuk është vetëm një fushatë

08/11/2014 00:00

Pas rreth dy muaj të hyrjes në fuqi të ligjit Antiduhan, bizneset dhe qytetarët po tregojnë se ligjet edhe mund të zbatohen.

Ne lokalet e Tiranes tanime mund te konsumosh nje kafe pa u shqetesuar nga tymi qe vinte me pare nga tavolina e ngjitur.

Nga ana tjeter ka ende ndonje pub apo lokal qe tenton t’i shpetoje inspektoreve gjate oreve te vona por sipas kreut te Inspektoriatit sanitar shteteror te Tiranes askush nuk mund te shpetoje pasi kontrollet vazhdojne ne menyre rigoroze dhe denoncimet e qyetareve nepermjet fotove apo SMS-ve nuk do ta lene pa ndeshkuar.

“Situata në Tiranë ka ndryshuar në mënyrë drastike. Gatishmëria dhe vigjilenca profesionale e inspekoriatit, nuk do të pësojë asnjëherë ulje dhe ky ligj do të zbatohet me rigorozitetin më të madh. Mund të ketë edhe raste që tentojnë t’i shpëtojnë ligjit. Cdo rast do te jetë dhe ka qenë i ndëshkueshëm. Nuk është më çështje task force, por çështje sistemi”, tha Gjergji Koja, kryeinspektor i Tiranës.

Rreth 15 -20 milionë leke eshte vlera e gjobave te vendosura, deri me tani ku perveç subjekteve private ka dhe institucione publike por nder to jane gjobitur edhe 10 individe qe kane konsumuar duhan ne ambient te mbyllur.

“Mund t’ju them që janë vënë deri tani rreth 56 gjoba ndaj subjekteve publike dhe private. Nuk është çështja e vendosjes së gjobave, cështja është e ndryshimit të mentalitetit dhe mënyrës së jetesës. Pra, shqiptarët po kuptojnë se këtu mund të jetohet pa pirë duhan që mund të dëmtojë tjetrin që nuk do të pijë duhan”, tha Koja.

Koja theksoi se ne fillimet e hyrjes ne fuqi te ligjit jane ndeshkuar me gjobe edhe tre ministri, nderkohe qe u ben thirrje te gjithe inspektoriateve te tjera qe perveç fokusit te punes tyre te mos e neglizhojne edhe zbatimin e ligjit antiduhan.
 

Top Channel