Tiranë, hapet “Shtëpia e Zotërinjve”

07/11/2014 00:00

Në Tiranë është hapur qendra e re e përkujdesit ndaj të moshuarve, të cilën e kanë quajtur “Shtëpia e Zotërinjve”.

Qendra vjen si një iniciativë private dhe ofron shërbim rezidencial e ditor për të moshuarit. Ndërtimi i saj u mundësua  mbi një koncept tërësisht novator si ai i biznesit social dhe e mbështetur nga Qendra “Yunus Social Business Albania”.
   
Në këtë Qendër ishte Kryeministri Edi Rama së bashku me Prof. Muhammad Yunus, fitues i çmimit Nobel dhe Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj. Drejtuesja e Qendrës u shpreh se u arrit që ky koncept i ri të vihej suksesshëm në jetë, me mbështetjen e “Yunus Social Business”, si dhe mbështetjes që ka marrë nga Qeveria.  
 
Ministri Veliaj theksoi se Qeveria do të mbështesë zhvillimin e biznesi social, në bashkëpunim me sipërmarrjen, në mënyrë që të zhvillohet koncepti i ri i çështjeve sociale.

Top Channel