Elbasan, shkolla e re Papër Sollak pa ujë

05/11/2014 00:00

Shkolla 9-vjeçare e fshatit Paperr Sollak ne rrethin e Elbasanit është
ndërtuar së fundmi dhe është vënë në funksionim këtë vit shkollor.

Por nxenesit qe mesojne ketu nuk munden t’i gezoheshin plotesisht shkolles se re, edhe pse per vite me radhe u eshte dashur te mesojne ne nje godine te shkaterruar. Ne shkolle nuk jane bere instalimet per furnizimin me uje te rrjedhshem ndersa ne komunen Paperr pretendohet se ndertimi i pusit dhe pajisja me pompa nuk ka qene ne projektin per ndertimin e kesaj shkolle. Tashme tualetet jane jashte funksionit nderkohe qe nxenes dhe prinder shprehen te zhgenjyer.

Ndertimi i shkolles 9-vjecare te fshatit Paperr Sollak ku mesojne çdo vit rreth 100 femije kushtoi 12.9 milione leke, financuar nga Fondi i Zhvillimit te Rajonave. I kontaktuar ne telefon nga Top Channel, kryetari i komunes Paperr shprehet se do te gjendet nje zgjidhje provizore per furnizimin me uje, pasi ndertimi i nje pusi nuk mund te perballohet nga komuna.

Top Channel