Ekspert ligjor për korrupsionin në EULEX

05/11/2014 00:00

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini shprehu qëllimin e saj për të emëruar me urgjencë një ekspert ligjor të pavarur lidhur me pretendimet për korrupsion në EULEX, duke iu përgjigjur kështu brenda 24 orëve shqetësimit të eurodeputetëve të Komitetit të Jashtëm në konferencën e saj të parë për shtyp, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATOs Stoltenberg.

“Mora vendimin për të caktuar një ekspert ligjor të pavarur e me përvojë për të rishikuar e shqyrtuar zbatimin e mandatit të misionit, sigurisht me një fokus të veçantë në trajtimin e pretendimeve për korrupsion. Emrin do t’jua komunikoj sapo personi të identifikohet dhe të informohet për këtë detyrë kaq sfiduese dhe sigurisht pas pranimit prej tij shpresoj dhe besoj brenda një kohe të arsyeshme, sepse kjo është në interesin tonë jo vetëm për mua si Përfaqësuese e re e Lartë, por edhe për Shefin e ri të Misionit në Kosovë, për të qenë tërësisht transparent dhe plotësisht të besueshëm, jo vetëm në kuptimin e EULEX-it, por edhe të misioneve të tjera që duhet të qëndrojnë të besueshme. Mandati i këtij eksperti duhet t’i bëj ballë kuadrit ligjor me të cilin do përballet. Ai mund të bëjë shumë, por jo gjithçka. Nuk do të zëvendësojë punën e gjyqësorit, por shpresoj dhe kam besim se do të dërgohet së shpejti”, tha Mogherini.

Top Channel