Blloku në kërkim të zgjidhjes

03/11/2014 00:00

Liderët e koalicionit paszgjedhor vazhdojnë të kërkojnë nga deputetja Flora Brovina thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit dhe formimin e shpejtë të institucioneve.

Pas një takimi që ka zgjatur rreth dy orë të hënën në Kuvend, në emër të liderëve të Bllokut ka folur kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili ka rikonfirmuar unitetin e koalicionit.

Megjithatë, Limaj nuk i ka mohuar zërat se tashmë kanë nisur diskutimet për ridizajnim të marrëveshjes brenda koalicionit paszgjedhor.

“Koalicioni është fuqishëm bashkë, veprimet e tona janë të përbashkëta. Ata që mendojnë dhe dyshojnë në ndonjë fërkim ose përçarje e kanë gabim. Ne si koalicion jemi duke vazhduar në këtë rrugë, jemi të sigurt se shumë shpejt do të vijmë deri tek ndërtimi i institucioneve që do të qeverisen nga shumica parlamentare”, ka deklaruar Limaj.

Burime të Top Channel tregojnë se për ecurinë e koalicionit paszgjedhor, të martën do të diskutohet në kryesinë e LDK-së.

Top Channel