Blloku paszgjedhor vendos të martën

27/10/2014 00:00

Krerët e koalicionit paszgjedhor në Kosovë janë takuar të hënën për të vendosur për hapat që do të ndjekin për zgjidhjen e ngërçit politik.

Por mungesa e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti në takim për shkak se ndodhet jashtë Kosovës, ka shtyrë vendimmarrjen e Bllokut për një ditë më vonë.

Pas takimit të së hënës, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se sërish do t’i drejtohen me kërkesë kryesueses Flora Brovina për të thirrur seancën konstituive.

Kreu i AAK-së ka akuzuar kryeministrin Hashim Thaçi, presidenten Atifete Jahjaga dhe Gjykatën Kushtetuese se janë bërë bllok dhe nuk po lejojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Top Channel