Thaçi takon kreun e ri të EULEX

20/10/2014 00:00

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur të hënën në një takim shefin e ri të misionit të EULEX-it, Gabriele Meucci.

Pas takimit, Thaçi ka njoftuar përmes një deklarimi në Facebook se ka biseduar me shefin e ri të EULEX-it për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e shtetit të Kosovës.
 
Ky bashkëpunim, sipas kreut të qeverisë ka synim sundimin e rendit dhe ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Thaçi e ka njoftuar Meuccin se do të vazhdojnë me përkrahjen në angazhimet e ndërmarra në fuqizimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave dhe plotësimin e standardeve për anëtarësim në BE dhe NATO.

Top Channel