Zjarrfikësit në grevë, kërkojnë plotësim të kërkesave

13/10/2014 00:00

Si pasojë e kushteve jo të mira të punës, zjarrfikësit në të gjitha
qytetet e Kosovës, përveç ata të Vushtrrisë dhe Prizrenit, kanë
organizuar këtë të hënë një grevë një orëshe.

Muharrem Beka, kryetar i sindikatës së zjarrfikësve të Kosovës, tha se kjo është vetëm një grevë paralajmëruese dhe nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, atëherë ata do të ndërmarrin hapa tjerë, më radikalë.

Ndërsa si problem thekson dhe mos përcaktimin se në menaxhim të kujt janë zjarrfikësit, të nivelit qendror apo lokal, gjë e cila prej vitesh, po iu shkakton probleme të mëdha dhe se kjo ka bërë që të mos ketë një buxhet të planifikuar për ata.

Edhe kryetari i Federatës Sindikale të Administratës Publike të Kosovës, Ndue Kalaj tha se kjo greve do të jetë si paralajmërim për institucionet e vendit, të cilat duhet që sa më shpejt të ndërmarrin masa, në mënyrë që të dilet nga kjo gjendje e krijuar dhe se zjarrfikësit, të dinë se kujt duhet t’ia adresojnë problemet e tyre.

Kërkesat e Sindikatës së Zjarrfikësve janë rregullimi i statusit nga Shërbyes Civil në atë profesional, përcaktimi i kompetencave menaxhuese, si dhe sigurimi i buxhetit për zjarrfikësit, përmirësim të kushteve të punës.

Top Channel