AAK: PDK të heqë dorë nga bllokimi

13/10/2014 00:00

Aleanca per Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se është momenti i fundit që
Partia Demokratike të Kosovës dhe kryetari i saj, Hashim Thaçi, të heqin
dorë nga bllokimi i krijimit të institucioneve të shtetit.

Në takimin e Kryesisë së kësaj partie me kryetarët e degëve të partisë u vlerësua e bllokada për formimin e institucioneve në Kosovë, po e thellon dëmtimin e demokracisë.

Sipas një komunikate për shtyp nga AAK. tashmë kur pdk e  ka të qartë se ekziston shumica parlamentare dhe se vetë kanë mbetur në pakicë, është absurde të insistojnë që të mbesin në pushtet me çdo kusht dhe ta fusin vendin në krizë për interesa krejtësisht të ngushta.

Top Channel