Operacion kundër korrupsionit

09/10/2014 00:00

Njësiti për Krime Ekonomike nga Policia e Kosovës ka kryer të enjten një
operacion të gjerë në Prishtinë dhe Pejë, ku ka arrestuar nëntë
persona.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, lidhur me këtë rast, në qershor të vitit 2014 ka nxjerrë aktvendim për fillim të hetimeve kundër: G.Sh., F.A., L.B., B.P., A.H., A.B., N.Z., D.G., Nj.G., E. M., M.A. dhe R.E.

Prej këtyre personave, disa janë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe disa të tjerë janë mjekë. Ne pyetje ne lidhje me kete ceshtje eshte marre edhe ministri i Shendetesise Fehmi Agani dhe sekretari i tij Gani Shabani.Për këta të pandehur ekziston dyshimi i bazuar se duke vepruar në bashkëveprim dhe duke shkelur ligjin e prokurimit publik kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për sigurimin e shërbimeve shëndetësore, të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore, me spitalet private: Internacional Medicine Hospital, më seli në Prishtinë dhe INTERMED sh.p.k. më seli në Prishtinë, pa shpallur fare tenderin për sigurimin e këtyre shërbimeve njofton prokuroria.Disa nga të pandehurit kanë marrë ryshfet nga dy klinikat private të lartpermendura , ndërsa zyrtarët e klinikave u kanë dhënë ryshfet atyre, për t’i dërguar pacientët në klinikat e tyre.
Njëri nga këto spitale nuk ka pasur fare licencë pune dhe gjithashtu edhe mjekët që kanë punuar në atë spital nuk kanë licencë për kryerjen e intervenimeve mjekësore në zemër, e të cilat i kanë kryer thuhet ne njoftimin e prokurorise.

Me ketë të pandehurit dyshohet të kenë kryer e veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”  ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” “Marrje e ryshfetit” “Dhënie e ryshfetit dhe  “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike bën të ditur komunikata e prokurorisë.Vetëm për 6 muaj klinika turke dyshohet se ka marrë 1 milion euro nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që të gjitha klinikat tjera për këtë periudhë kohore kanë marrë vetëm 200 mijë.Këto mjete Ministria ka ndarë nga Fondi për trajtim jasht QKUK-së i cili është 3 milion euro.

Top Channel