Merkel, letër Thaçit

09/10/2014 00:00

Kryeministri në largim Hashim Thaçi, ka marrë këtë të enjte një letër nga kancelarja Angela Merkel.

Në këtë letër, sipas njoftimit që ka bërë Thaçi në rrjetin social Facebook, thuhet që Merkel është fokusuar tek normalizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë letër sipas Thaçit, Merkel jep një mesazh të qartë për të nxitur bashkëpunimin e Ballkanit Perëndimor me institucionet europiane si dhe për të realizuar angazhimet e ndërmarra në sferën politike dhe në projekte konkrete infrastrukturore rajonale.

Thaçi, në shkrimin e tij në Facebook, ka falënderuar kancelarin Merkel, për mbështetjen bujare dhe të shumëfishtë që Gjermania është duke i dhënë Kosovës dhe rajonit, e në anën tjetër ai po ashtu ka siguruar Merkel, se ‘ Kosova do t’u përmbahet me rigorozitet angazhimeve ndërkombëtare të ndërmarra në marrëveshjet e firmosura deri tani dhe do të vijojë të përpiqet për të siguruar fqinjësi të mirë nëpërmjet rrugës së dialogut’.

Top Channel